Tiranë, furgoni përplas për vdekje një fëmijë
TIRANE- Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është përplasur nga një furgon me targa angleze.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore të Yzberishtit, në periferi të kryeqytetit, teksa 7 vjecari ka qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë në rrugën përpara shtëpisë së tij.
Burime nga policia bëjnë të ditur se vogëlushi nga humbur jetën menjëherë pas përplasjes ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi Jetmir Gjana.
Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “21 dhjetori” në kryeqytet.
Kalimtari është përplasur nga një motorr teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Viktima, ende i paidentifikuar, ka gjetur vdekjen në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se përplasja ka qenë shumë e fuqishme duke bërë që motorri të rreshqasë rreth 50 metra pasi ka goditur të moshuarin. Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spital me plagë në trup.
Një grup hetimor është ngritur për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia e të moshuarit, i cili nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.
(e.n/BalkanWeb)