Shkoder/ Arrestohet nje 39-vjecar plagosi nje person tjeter
Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan në orët e mbasdites se sotme 39- vjeçarin, Nesti Shelna, i cili akuzohet për veprat penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentative" dhe "Mbajtje pa leje të armëve të ftohta".
Sipas zëdhënëses së policisë, Fatbardha Çelepia, Shelna u arrestua për arsye se pas një konflikti të çastit, pranë një lokali privat në lagjen « Skënderbeg », ai ka goditur me armë të ftohtë, thikë, shtetasin N. Kroj, 47 vjeç, banues po në këtë lagje.
Të plagosurit po i jepet ndihma e duhur në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërkohë që ndaj autorit të krimit, pasi u kryen veprimet e duhura hetimore e proçeduriale, materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme.