Shkodër, “BF”, Spahia: Qytetarët të vërshojnë drejt qendrave të votimit, pres rezultat me diferencë të madhe

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për kryebashkiak në Shkodër, u ka kërkuar zgjedhësve shkodranë që të vërshojnë drejt qendrave të votimit, pasi, sipas tij, “me votën e tyre do rrisin Shkodrën për katër vitet ardhshme, Shkodrën e kulturës”.
“Kemi pasur njoftimi dhe sinjalizime për problematika, kryesisht në hapje të procesit zgjedhor në orët e para të mëngjesit. U kam bërë thirrje organeve ligj- zbatuese, që të ushtrojnë funksionin e tyre dhe t’u garantojnë qytetarëve votim të lirë dhe të qetë”- theksoi Spahia.
Sipas tij, ka një rritje të ndërgjegjes qytetare, pasi nuk ka gjë më të rëndësishme sesa pjesëmarrja në votime dhe shprehjen e vullnetit të plotë përmes votës.
“Koalicioni ynë po zbaton rregullat dhe është detyrë e strukturave të rendit për të garantuar lirinë dhe qetësinë. Pres një rezultat me një diferencë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme”, u shpreh Spahia.
/rtsh.al/