Shqiperia fton EULEX-in dhe Hagen te hetojne mbi raportin e Dick Martit
Qeveria shqiptare shprehu sot gadishmerine per te bashkepunuar ne cdo hetim qe mund te nise lidhur me akuzat qe ka ngritur reporteri Dick Marti per trafik organesh ne territorin shqiptar gjate luftimeve ne Kosove. Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e qeverise se Shqiperia ka qene gjithnje e hapur per hetimin e krimeve te luftes ne ish-Jugosllavi. Ajo ka qene pjese e zgjidhjes se konflikteve ne rajon dhe asnjehere pjesemarrese e konflikteve.Shqiperia eshte nje vend i lire eshte nje vend anetar i NATO-s eshte nje vend teresisht i hapur ndaj cdo lloj hetimi - tha kryeministri Berisha.
Qeveria shqiptare shprehu sot gadishmerine per te bashkepunuar ne cdo hetim qe mund te nise lidhur me akuzat qe ka ngritur reporteri Dick Marti per trafik organesh ne territorin shqiptar gjate luftimeve ne Kosove. Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e qeverise se Shqiperia ka qene gjithnje e hapur per hetimin e krimeve te luftes ne ish-Jugosllavi. Ajo ka qene pjese e zgjidhjes se konflikteve ne rajon dhe asnjehere pjesemarrese e konflikteve.
Shqiperia eshte nje vend i lire eshte nje vend anetar i NATO-s eshte nje vend teresisht i hapur ndaj cdo lloj hetimi - tha kryeministri Berisha.
Zoti Berisha tha se Shqiperia ka qene nje prapavije e fuqishme e veprimeve te NATO-s ne sulmet kunder diktatorit te Serbise Miloshevic dhe nje mbeshtetese e e fuqishme e luftes clirimtare qe shnderroi ceshtjen e lirise se Kosoves ne nje ceshtje boterore te lirive njerezore. Ai e ftoi Gjykaten e Hages te rinise hetimin per kete ceshtje sepse edhe ajo vete po akuzohet se ka fshehur provat. Zoti Berisha tha se Shqiperia nuk ka asgje per te fshehur dhe se kushdo qe ka kryer krime lufte duhet te paraqitet para drejtesise. Sipas tij raporti i Dick Martit nuk paraqet as edhe nje fakt te vetem flet per deshmitare qe kerkojne anonimat flet per 300 serbe te zhdukur dhe nuk jep asnje emer viktime.
Ai tha se Shqiperia e mirepret plotesisht hetimin EULEX-it per kete raport.
Duke patur parasysh vullnetin e hekurt te qeverise qe ligji kombetar dhe nderkombetar te mbizoteroje ne e ftojme EULEX-in te ndermarre hetimin dhe i garantojme te gjithe lehtesirat dhe bashkepunimin e plote te autoriteteve shqiptare - tha zoti Berisha.
Sipas tij ministria shqiptare e drejtesise do ti drejtoje Gjykates Nderkombetare te Hages nje leter te vecante ku do ta ftoje dhe do ta garantoje qe pavaresisht se mandati i gjykates eshte per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi ne Shqiperi nuk do te kene as edhe kufizimin me te vogel per cdo lloj hetimi. Nga ana tjeter delegacioni shqiptar ne Keshillin e Europes do te kerkoje qe Dick Marti te dorezoje provat EULEX-it dhe deshmitaret perndryshe kjo do te ishte nje abuzim shume i rende me emrin dhe autoritetin e KE-se.
Reporteri Dick Marti paraqiti keto dite ne Keshillin e Europes nje raport ku flitet per trafik organesh dhe varr masiv ne territorin e Shqiperise gjate luftes se Kosoves ne vitin 1999 dhe ku viktimat mendohet se jane shtetas serbe rober lufte. Raporti pershkruan lidhjet e UK-se me trafikante te organeve qe vepronin ne zonen veriore te Shqiperise ku evidentohet nje banese si qendra e ketyre veprimtarive. Raporti ben fjale per afro 300 serbe qe jane viktima te ketyre trafiqeve dhe deshimtare qe nuk publikohen nga pasiguria e jetes.