E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjykata e Tiranes, me e varfra ne vend"

Tirane- Gjykata e Tiranes eshte nje nga me te varfrat ne vend. Kete fakt e ka bere te ditur dje zevendeskryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, gjate analizes vjetore. Ne analize moren pjese kryetari i gjykates, Artan Zenneli, ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj, kryetari i Dhomes se Avokatise Tirane, Maksim Haxhia dhe drejtuesi i Prokurorise se Tiranes, Gent Xholi. Spahiu vuri ne dukej tre kerkesat per permiresimin e punes ne gjyqesor. "Nevoja per nje infrastrukture me te mire, qe gjyqtari te mos detyrohet te zhvilloje seanca ne zyre vetem nje meter larg paleve, sic ndodh shpesh ne gjykaten e Tiranes, apo te prese radhen t'i lirohet nje salle gjykimi", tha numri dy i KLD-se. Gjithashtu ai kerkoi qe gjyqtaret te paguhen me shume, me qellim qe te mos kerkohet ryshfet apo shperblime nepermjet oreve te mesimit apo seminareve dhe nevoja e trete eshte cilesuar mbrojtja fizike e gjyqtareve qe shpesh vihen ne rrezik. Por Gjykata e Tiranes eshte edhe me e varfra ne infrastrukture, ne shkalle vendi por edhe ne Evropen Perendimore. Kete fakt e permendi vete Spahiu, duke apeluar per me shume fonde. Si fenomene te proceseve ai permendi delegimet e gjyqtareve apo rikthimin e ceshtjeve nga shkallet me te lata. Kurse kryetari i gjykates, Artan Zeneli vuri ne dukje se 12 gjyqtare te rinj do te nisin punen ne Gjykaten e Tiranes, nderkohe qe nuk eshte percaktuar fond per sekretare. Sipas tij, per kete gjykate ne vit jepen vetem 150 milione leke.
R. C.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›