E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr per rrugen, vret fqinjin me arme

KUKES- Sherri mes fqinjeve per nje cope toke perfundon me perleshje te pergjakshme. Nje person ka mbetur i vdekur, kurse i dyshuari si autor u kap vetem pas 3 ore kerkimesh policore ne deboren qe kishte rene ne malesine e Kukesit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:30 te dites se djeshme ne fshatin Cinamake te Kukesit, pak kilometra nga qyteti. Burime zyrtare thane se eshte qelluar me arme zjarri per vdekje 36-vjecari Defrim Keci, kurse ne mbremje u kap i moshuari Sali Leka, fqinji i viktimes. Policia shoqeroi familjaret e te dy paleve duke mesuar me shume mbi krimin pasi u vu ne dijeni.
Krimi eshte cilesuar per motive te dobeta si pasoje e grindjeve te shpeshta mes familjeve fqinje Leka-Keci ne fshatin Cinamake. Sherri i fundit ka nisur pas ores 14:00 te dites se djeshme, ku jane konfrontuar kryefamiljari i Lekajve me familjen Keci. Mesohet paraprakisht se shkak eshte bere gardhi dhe rruga ndarese, pasi te dyja palet pretendonin se secila prej tyre duhet te linte nje cope toke per kete rruge dhe te mos e zaptonte. Sherri i djeshem ka degjeneruar ne fyerje dhe kercenime, qe nxiten edhe krimin e pergjakshem.
Sipas Policise se Kukesit, kur kishte kaluar nje ore nga grindja 65-vjecari Sali Leka dyshohet se ka qelluar me arme zjarri fqinjin e tij, Defrim Keci 36 vjec, baba i tre femijeve, duke e lene te vdekur ne vend. Pas ngjarjes leka eshte arratisur neper debore, kurse familjaret e te ndjerit njoftuan policine. Dhenia e ndihmes ka qene e kote, pasi plumbat i kane shkaktuar humbjen e jetes 36-vjecarit.
Ne vendngjarje kane mberritur menjehere rreth 50 forca te policise, te cilat pas 3 ore kerkimesh kane mundur ta ndalojne autorin e dyshuar te ketij krimi, 65-vjecarin Leka, i ishte larguar ne drejtim te pyllit, me qellim arratisjen, por nuk ia ka dale dot. Policia tha se ka bllokuar edhe armen e krimit, nje pistolete dhe disa gezhoja. Ndaj Lekes eshte ngritur akuza e "vrasjes me dashje" dhe "armembajtjes pa leje".
Te dyja palet gjate shoqerimit te kryer nga grupi hetimor me qellim zbardhjen e ngjarjes, kane pretenduar pronesine e tokes per te cilen ka lindur grindja shume muaj me pare. Policia ka marre deshmite perkatese dhe pritet te dale me nje konkluzion konkret se kush ka qene pergjegjesi per sherrin qe perfundoi ne gjakderdhje. Mesohet se edhe me pare mes familjeve kishte pasur sherre te perseritura, po per shkak te rruges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›