E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentonin Italine si te huaj, kapen kosovarja dhe kavajasi

Nje vajze kosovare dhe nje burre nga Kavaja, u ndaluan ne portin e Durresit nga policia kufitare ne fundjave teksa perpiqeshin te udhetonin drejt Barit me tragetin e linjes, pa dokumente te rregullta. Burime zyrtare bene me dije dje se te ndaluarit per "falsifikim" jane Besim Uxhi 33 vjec, banues ne fshatin Bago, komuna e Golemit Kavaje, i cili ne pasaporten e tij ne faqen nr.7 kishte vendosur nje leje qendrimi gjermane, e cila dyshohet te jete e falsifikuar. Personi i dyte eshte 23-vjecarja me inicialet T. O., banuese ne Gjilan te Kosoves. Gjate perpunimit te pasagjereve ne port, vajza u kap me nje pasaporte kosovare dhe nje leje qendrimi zvicerane ne emer te nje femre tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›