Rama: Zgjerimi i permasave te gjelberuara, ne gjithe Shqiperine
Zgjerimi i permasave te gjelberuara do te shtrihet ne gjithe Shqiperine. Keshtu deklaron kryetari i bashkise Edi Rama, i cili parashikon qe nismen "Nje Qytetar, Nje Peme" ta shtrije pas zgjedhjeve te qershorit ne te gjithe territorin. Deri me tani ne kryeqytet, ne saje edhe te kontributit te biznesit dhe kompanive te ndryshme private, bashkia e Tiranes ka mbjelle rreth 1.500 peme dekorative. "Sot, une e them me shume kenaqesi qe ne kete stacion te ri ku kemi mberritur, me arritjen ne 1.500 te numrit te pemeve te reja, ne mund ta shikojme me siguri te plote te ardhmen e ketij projekti, i cili do te shkoje duke u shumefishuar, jo vetem ne territorin e Tiranes, por edhe ne territorin e gjithe Shqiperise se neserme", eshte shprehur kryebashkiaku Rama, gjate fjales se tij. Ai ka theksuar se numri i pemeve te mbjella do te vazhdoje te rritet dhe kjo do te thote, as me shume e as me pak, por rritje e permases se gjelberuar te kryeqytetit tone. Iniciativa e perbashket e bizneseve me bashkine e Tiranes per mbjelljen e pemeve, synon uljen e ndotjes se ajrit dhe krijimin e nje mjedisi qytetare sa me te shendetshem.