Shkodër: I riu tenton të vrasë xhaxhanë, ndalohet
“Policia parandaloi mbrëmë një krim pas një sherri brenda familjes, kur 29-vjeçari Emrin Uruçi i armatosur u drejtua për të qëlluar mbi xhaxhain e tij, 47-vjeçarin Eqerem Uruçi”, bëjnë të ditur burimet nga policia e qarkut Shkodër.
I sinjalizuar për këtë ngjarje, grupi i gatshëm i Policisë të Shkodrës mbërriti në kohën e duhur dhe arrestoi në flagrancë 29-vjeçarin. Grupi hetimor ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
I sinjalizuar për këtë ngjarje, grupi i gatshëm i Policisë të Shkodrës mbërriti në kohën e duhur dhe arrestoi në flagrancë 29-vjeçarin. Grupi hetimor ka nisur hetimet për këtë ngjarje.