E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkodër/ Plagoset me armë 47-vjeçari, Policia: U paraqit në spital, rrethanat të paqarta

Një 47-vjeçar është paraqitur në ambientet e Spitalit të Shkodrës me plagë të shkaktuar nga arma.

Policia bën me dije se 47-vjeçari është plagosur me armë zjarri në shpatull në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, ndërsa 47-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull”, thuhet në njoftim.

Blutë e Shkodrës po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të 47-vjeçarit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›