E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikimi Azilkerkues me dokumente false vihet nen hetim kreu i Pajtimit Kombetar

Gjin Marku dhe Pashko Popaj dyshohen se duke shfrytezuar pozicionin ne shoqatat e mesiperme kane leshuar vertetime te falsifikuara per azilkerkuesit

Policia e kryeqytetit ka derguar ne prokurori materialet per hetim per shfrytezim pozicioni ndaj kryetarit te Komitetit te Pajtimit te Gjaqeve dhe nje anetari te shoqates. Burime zyrtare nga policia thane se Gjin Marku 55 vjec banues ne Tirane me detyre kryetar i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar te Gjaqeve me qender ne Tirane dhe Pashko Popaj banues ne Bajze Malesi e Madhe anetar i Shoqates se Misionareve te Paqes dhe Pajtimit te Gjaqeve te Shqiperise me qender ne Shkoder dyshohen se duke shfrytezuar pozicionin ne shoqatat e mesiperme kane leshuar vertetime te falsifikuara per persona te ndryshem qe ata te aplikonin dhe te perfitonin ne menyre te padrejte azilin ne vende te ndryshme te Evropes.

Hetimet

Mesohet se nga informacionet e grumbulluara dhe verifikimet e kryera ne vazhdimesi nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar te Krimit te Organizuar ne bashkepunim me policite homologe ka rezultuar se personat e siperpermendur kane leshuar vertetime te falsifikuara dhe pa asnje baze ligjore edhe pse shtetasit e interesuar nuk figurojne te jene ne hasmeri apo gjakmarrje. Nga ana e policise vijon puna per hedhjen drite mbi ngjarjet dhe rastet ku dy te siperpermendurit jane perfshire dhe pritet qe ata te perballen me akuzat per Falsifikim dokumentesh. Policia e Shtetiti dergoi Prokurorise materialet e nevojshme me qellim nisjen e hetimeveper kreun e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar te Gjaqeve dhe nje anetari te Shoqates se Misionareve te Paqes te cilet dyshohen se kane leshuar vertetime false per personat qe kane kerkuar azil ne vendet e BE-se. Permes nje njoftimi per mediat policia beri te ditur se ka referuar ne Prokurori materialet ne ngarkim te 55-vjecarit Gjin Lazer Marku me detyre Kryetar i Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar me qender ne Tirane dhe shtetasit Pashko Tom Popaj banues ne Bajze Kastrat Malesi e Madhe anetar i Shoqates se Misionareve te Paqes dhe Pajtimit te Gjaqeve te Shqiperise me qender ne Shkoder. Sipas policise keta shtetas dyshohen se duke shfrytezuar pozicionin ne shoqatat e mesiperme kane leshuar vertetime te falsifikuara per persona te ndryshem qe ata te aplikonin dhe perfitonin ne menyre te padrejte azilin ne vende te ndryshme te Evropes duke konsumuar elemente te vepres penale te falsifikimit te dokumenteve. Policia e Shtetit beri te ditur se do te vijoje verifikimin e te gjitha rasteve te ngjashme duke kryer te gjitha veprimet procedurale ne ngarkim personave qe do te evidentohen se kane kryer apo kryejne veprime antiligjore.

Alarmi per rritjen e azilkerkuesve me pretekst gjakmarrjen
Rritja e numrit te azilkerkuesve shqiptare alarmoi autoritetet evropiane te cilat paralajmeruan qeverine shqiptare se nese nuk merr masa per parandalimin e ketij fenomeni vendi rrezikon rikthimin e regjimit te vizave. Nderkohe ne 20 tetor te ketij viti nje dite pas deklarates se drejtorit te Pergjithshem te Emigracionit dhe Azilit ne Belgjike Fredyy Roosemont lidhur me rritjen e numrit te shqiptareve qe kerkojne azil politik reagoi shoqata e Pajtimit Mbarekombetar. Ne nuk kemi leshuar dokumente te falsifikuara me qellim qe persona te ndryshem te perfitojne azil politik ne vendet e BE-se - eshte shprehur sekretari i shoqates Nikolle Shullani. Shullani sqaron se shoqatat jane bazuar vetem ne dokumentet qe jane te vertetuara nga pushteti vendor i cili ka vertetuar se keta persona kane probleme hasmerie. Gjate reagimit sekretari i shoqates Pajtimit Mbarekombetar deklaroi se shoqata i ka leshuar dokumente vetem atyre familjeve qe nuk ka mundur te arrije pajtimin e marrjes se gjakut dhe qe vete familjaret kane kerkuar te largohen per tu strehuar ne nje shtet jashte Shqiperise. Ne si shoqate i kemi leshuar dokumente atyre familjeve qe nuk kemi arritur ti pajtojme per gjakmarrje. Letrat qe i kemi leshuar ne i kemi leshuar duke u mbeshtetur ne vertetimin e pushtetit lokal dhe asnjehere nuk i kemi leshuar false - eshte shprehur Shullani. Fredyy Roosemont drejtor i Pergjithshem i Emigracionit dhe Azilit ne Belgjike i cili zhvilloi nje vizite ne Shkoder me nje delegacion te Ministrise Federale te Brendshme te Mbreterise se Belgjikes u shpreh se situata eshte alarmante. Vetem ne 14-diteshin e pare te tetorit jane 161 azilkerkues nga Shqiperia ne Belgjike ndersa gjate dites se hene kane rezultuar 50 azilkerkues. Shifrat jane edhe me tronditese kur 60 e azilkerkuesve rezultojne nga Shkodra 20 nga Tirana 20 nga Kukes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›