E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesit me 11 shtator. Matura shperndarja ne 23 shtator

Në 11 shtator ditën  e dielë do të shpallen fituesit në universitete. Kjo ka qënë deklarata e kreut të pranimeve, Arben Fagu për AS. Ai shpejgon të gjitha detajet rreth shpalljes së   fituesve si student në universitete, ndërkohë që këshillon maturantët që të kryejnë regjistrimet e para në degët që ata kanë fituar, pasi në të kundërt dalin jashtë sistemit, duke humbur të drejtën e studimeve.

"Lista paraprake shpallet në vvebsite-in e ministrisë së Arsimit në datën 11 shtator. Maturantët duhet menjëherë të marrin masa për rregjistrimin, të shkojnë në universitet të bëjnë rregjistrimin dhe të marrin me vete të gjitha dokumentet që kërkohen për këtë rast dhe për më tepër që ka një pagesë, një tarifë 1550 lekë", tha Arben Fagu, drejtor i  pranimeve në universitete.

Në datën 23 shtator, thotë Arben Fagu do të shpallen listat përfundimtare të fituesve pas plotësimit të kuotave bosh. "Duke krijuar këto vendet vakante, vende boshe ai ngjitet në listën përfundimtare më sipër. Pra, sistemi punon në mënyrë të tillë, që nëse ti ke marr një preferencë të katërt në renditje në listën paraprake, mund të shkosh në vend të tretë, të dytë apo të parë në listën përfundimtare. Varet sa fatlum je", tha Fagu.

Këtë vit ndryshe nga ato të kaluarat nuk do të ketë shpërndarje kuotash nga një fakuletet në tjetrin. Por do tu jepet shans maturantëve që janë në listën e pritjes për vendet e mbetura bosh.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e martë , 06 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›