E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër: Tentoi të vriste dy muaj më parë, ndalohet 39 vjeçari

Një 39 vjeçar u ndalua dje nga policia Shkodrës, e cila e kërkonte atë prej dy muajsh për akuzën "vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake". Burime zyrtare të policisë lokale thanë se 39 vjeçari Besnik Çujaj, lindur në fshatin Ura e Shtrenjtë në komunën Postribë dhe banues në lagjen "Guerrile" të qytetit Shkodër, u ndalua në shtëpinë e tij, pas një operacioni të mirëorganizuar". Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në lagjen "Tom Kola" të qytetit Shkodrës, ku ai tentoi të vrasë me armë zjarri Qamil H. Ndaj 39 vjeçarit, gjykata e Shkodrës kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me Burg".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›