Gjirokastër, shpërndahen 30 pasaportat e para biometrike
Gjirokastra është e para bashki në Jug të vendit, e cila ka mundësuar dhënien e pasaportave biometrike. Paralelisht me procedurat për pajisjen e shtetasve me letërnjoftimet e reja elektronike, një numër i konsiderueshëm qytetarësh të Gjirokastrës kanë aplikuar edhe për pasaportat biometrike.
Deri tani, 100 banorë të qytetit kanë aplikuar për tu pajisur me pasaportë biometrike. Për 30 prej tyre, procedura ka përfunduar dhe u janë dhënë qytetarëve, që kanë shkuar në zyrën përkatëse për ti tërhequr. Ndryshe nga aplikimi për pasaportën biometrike, që bëhet në të njëjtën zyrë me ato të letërnjoftimeve elektronike, tërheqja e këtij dokumenti bëhet në komisariatin e policisë në Gjirokastër, në një zyrë që ka nisur të funksionojë aty një javë më parë.