E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfaqesuesit e PS, dezinformim dhe panik ne rrjetet sociale

Tensioni i krijuar perpara godines se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nga mbeshtetesit e Partise Socialiste, eshte shoqeruar dhe me thirrje per rezistence te dhunshme dhe apele per revolte nga deputetet dhe drejtues te PS-se ne faqet e rrjeteve sociale "Facebook" dhe "Teitter". Deputeti i Partise Socialiste, Erjon Barce dhe koordinatori per emigrantet ne kete parti, Erion Veliaj kane qene nga me aktivet ne rrjetet sociale gjate kohes qe ndodhte perplasja e deputeteve dhe mbeshtetesve te PS-se me forcat e policise. Ne nje prej komenteve te bera paraditen e djeshme, Brace shprehet se duhet nje pjesemarrje me e madhe e qytetareve para KQZ-se. Ai jep dhe udhezimet per ata qe nuk kane pasur mundesi te jene ne Tirane gjate paradites se djeshme. "Duhen me shume njerez tek KQZ! Kush ka mberritur ne Tirane te vij ketu! Kush nuk ka mberritur ende, te zere rrugen atje ku eshte, ne qytetin e tij, ne rrugen e tij! Bejeni! Kjo eshte jetike!", shkruan Brace ne statusin e tij, ne oren 11:00. Nderkohe pak minua me pas, ligjvenesi socialist shprehet se koleget e tij sapo kane kaluar gardhin e policise dhe jane futur ne oborrin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. "Deputetet e PS po thyejne gardhet e policise dhe tani jane ne oborrin e KQZ! Duhen dhe me shume njerez! Mblidhuni!", shkruan ne profilin e tij Brace. Nje dite me pare, Brace shkruan se nuk duhet lejuar ndryshimi i rezultatit ne KQZ dhe se duhet te kete "lufte". Nderkohe qe koordinatori i Partise Socialiste per Emigrantet, Erion Veliaj, ne profilet e tij ne "Facebook" dhe ne "Teitter" shkruan se vendimi i KQZ-se lidhet me zgjedhjet ne gjithe njesive vendore te vendit. "Tensionohet situata tek KQZ, Berisha dergon qindra forca speciale, mobilizohen per te anuluar fitoren e opozites ne te gjithe Shqiperine", shkruan perfaqesuesi i opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›