E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder Vuksani Me qelloi kandidati i PD-se policia te marre masa

Shkoder - Zef Vuksani i plagosur dy dite me pare ka folur publikisht per ngjarjen qe shkaktoi plagosjen e tij. Vuksani eshte shprehur se eshte qelluar me arme nga kandidati i Partise Demokratike per Komunen Shale Dede Tonaj. I plagosuri ka kercenuar se do te beje vetegjyqesi nese Tonaj nuk arrestohet. Policia te marre masa per arrestimin e tij jam plagosur nga Dede Tonaj tha Vuksani. Zef Vuksani eshte kusheriri i kandidatit te PS-se Bal Vuksani per kryetar komune ne Shale.

Lidhur me ngjarjen policia pati deklaruar se Vuksani nuk eshte qelluar nga Dede Tonaj por nga nje i aferm i tij Kol Tonaj. Po sipas policise i afermi i kreu te komunes Shale e ka qelluar Vuksanin me armen e Dede Tonajt. Tensioni elektoral duket se eshte rikthyer ne ato zona ku zgjedhjet do te perseriten sic eshte edhe rasti per komunen Shale.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›