E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder arratiset i burgosuri per vrasje

Per shkak te sjelljes se mire ne qeli dhe justifikimit se shpesh ishte ne gjendje jo te mire shendetesore Admir Tafili ka perfituar tete ore leje per te shkuar ne shtepine e tij ne Kiras te Shkodres per tu cmallur me familjaret. Megjithese ishte nen mbikeqyrjen e forcave te policise se burgjeve dhe atyre te Lezhes Tafili ka perfituar nga rasti per te mos u kthyer me ne burgun e Shenkollit ku vuante denimin me 25 vjet.

Se bashku me te ndodhej edhe i vellai Genc Tafili i denuar perjetesisht per vrasjen e ish-drejtorit te policise se Shkodres kolonel Arben Zylyftarit se bashku me te atin Bahri Tafilin. Genc Tafili eshte kthyer ne qeli nderkohe qe i vellai eshte ne kerkim nga policia.

Admir Tafili eshte arrestuar ne vitin 2001 me akuzen se i ka bere prite per qellime hakmarrjeje ish-shefit te Malesise se Madhe Pjeter Petrushi te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin Bahri Tafilin. Sipas burimeve te sigurta te policise perpara arrestimit ne Shqiperi Admir Tafili kishte kryer nje arratisje po kaq te bujshme edhe ne Zvicer ku po vuante denimin per ceshtje droge.

Sipas te njejtave burime pasi u arratis nga Zvicra ai u kthye ne Shkoder ku perpiloi brenda nje kohe te shkurter planin e hakmarrjes nga ku ne nje prite plagosi ish-shefin e Malesise se Madhe. Admir Tafili gjate ketyre viteve eshte transferuar shpesh nga njeri burg i sigurise se larte ne tjetrin. Me i fundit ishte kalimi nga burgu i Burrelit ne ate te Shenkollit.

Ne shkurt te 2009-es Tafili doli para gjykates per te deshmuar mbi nje arratisje tjeter te bujshme ate te Burrelit ku duke prere hekurat e burgut dy te denuar te perjetshem dolen nga sektori B i ketij burgu per tu arrestuar ore me vone. Ne ate kohe Admir Tafili ishte magazinier i ushqimit te te denuarve ne kete burg.

2010-10-03 0929

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›