Testi i gradave në polici, ngelin në klasë 985 komisarë
Duke se ashtu si në barsoleta, edhe ne provimin më të fundit policët nuk ja kanë dalë mbanë të zgjidhin pyetjet. Oficerët e policisë që morën pjesë në konkurrimin vinin nga të gjitha Drejtoritë e Policisë në Qarqe.
TIRANE -Skandal në testimet e oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit. Nga 1000 oficerë që u testuan dje për të fituar gradën komisar, vetëm 15 prej tyre morën pikët e nevojshme për të vazhduar trajnimin. Duke se ashtu si në barsoleta, edhe ne provimin më të fundit policët nuk ja kanë dalë mbanë të zgjidhin pyetjet. Testimi u zhvillua në ambientet e Akademisë së Policisë "Arben Zylyftari". Oficerët e policisë që morën pjesë në konkurrimin vinin nga të gjitha Drejtoritë e Policisë në Qarqe. Drejtuesit e testimit e kanë justifikuar rezultatin me nivelin e dobët të punonjësve të policisë të cilët janë testuar. Por këta të fundit kanë hedhur akuza për përpilimin e testit. Sipas vetë konkurrentëve, të cilët nuk preferuan të prononcoheshin me emër, testi ishte mjaft teknik për fusha të tilla si matematika, biologjia etj., të cilat nuk kanë lidhje direkte me policinë apo specializimin që ata kanë brenda radhëve të uniformave blu.
Testimet
Testimi i djeshëm ishte i tretë radhazi që kryhet këtë javë për oficerët e policisë të cilët kandidojnë për të fituar gradë më madhore se ajo që kanë. Testimet erdhën pas vendimit të Drejtorisë së Personelit dhe Burimeve Njerëzore, për vendet dhe funksionet bosh në strukturat e policisë. Fillimisht u kryen testimet për gradat "inspektor" dhe "kryeinspektor". Nga rreth 630 oficerë që konkurruan për të përfituar gradat e rolit të mesëm të policisë, fituan vetëm 60 prej tyre. Në testimin e dytë u përfshinë të gjithë ata oficerë të cilët kandidonin për gradën "nënkomisar". Nga 500 konkurruesit, mësohet se kanë fituar të drejtën e vazhdimit të kualifikimit për "nënkomasar", vetëm 30 oficerë. Sistemi i ri i karrierës, i cili pasoi reformimin e Akademisë së përgatitjes së kuadrove të policisë, "Arben Zylyftari", ka sjellë ndryshime rrënjësore në shkollimin e uniformave blu. Për të pasur një sistem trajnimi në vazhdimësi, u caktua që shkollimi bazë i policisë të ishte 40 javë, e ndarë në mësim teorie dhe trajnim në praktikë. Për çdo rritje në gradë, pasi përmbushen vjetërsia në gradën e mëparshme dhe kriteret e tjera, duhet më parë të testohesh për të marrë pjesë në kualifikimin për gradën që synon të përfitosh. Është pikërisht ky provim, ku kanë "ngelur" në tre testimet e fundit kuadrot e policisë.
Në fundverën e këtij viti, testet e vështira për konkurruesit që kërkonin të hynin në shkollën e policisë, bëri që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit të përsëriste provimin e pranimit. Ne testimin e parë, kufirin e pikëve e kaluan vetëm 5, nga 1105 konkurrentët që morën pjesë në provim. Testimi i dytë uli kufirin e pikëve të domosdoshme për t'u pranuar dhe përgatiti teza më të lehta për t'u zgjidhur.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)