Shkodër, arrestohen edhe dy shtetas për grabitje me dhunë

Në pranga ranë gjatë ditës së sotme, shtetasin Artan Ndreu, 33 vjeç dhe Fabjan Marku, 27 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur me dhunë disa shtetas varëse floriri. Më parë, policia arrestoi edhe shtetasit Klodian Sinaj, 23-vjeç dhe Albert Paja, 26-vjeç. Ata i grabisnin duke qarkulluar me motor dhe me skafandra, për tu bërë i vështirë identifikimi i tyre, ndërsa u hiqnin bizhuteritë nga qafa. Sinajt iu gjetën në banesë edhe një armë.
Gjithashtu nga strukturat policore, pas kontrolleve të ushtruara në disa argjendari të qytetit Shkodër, u bë e mundur, gjetja e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i disa varëseve floriri, të cilat dyshohet se dy shtetasit e lartpërmendur, pasi i kanë vjedhur ato, i kanë shitur, në argjendari të ndryshme. /Start/
2012-05-08 15:25