E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujësjellësi blen HEC-in e Lanabregasit

Marrëveshja e shitjes prej 15 milionë dollarësh, u nënshkrua sot nga ministri i Ekonomisë, Nasip Naço dhe drejtori i shoqërisë së Ujësjellësit, Sahit Dollapi.

Naço tha se “ky privatizim do t’i shërbejë qytetarëve të Tiranës, pasi duke kaluar në pronësi të ujësjellësit ndikon në përmirësimin e furnizimit më ujë dhe në çmimin e tij”.  Ndërsa Dollapi cilësoi efektet pozitive ekonomike dhe sociale për ndërmarrjen e Ujësjellës-kanalizimeve dhe për furnizimin pa kufizim të qytetarëve me ujë.

Ai e cilësoi si "investimin e parë shumë të rëndësishëm që realizon ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve". Brenda 5 viteve, sasia e energjisë për këtë ndërmarrje nuk do të përfshihet në koston e ujit, ç'ka ndikon direkt tek konsumatorët. "Ky privatizim kalon në vartësi të ndërmarrjes, e vetmja kompani që realizon këtë blerje dhe do ndihmojë për plotësimin e nevojave me energji për gjithë pompat e ujit, linjat dhe impiantet e ndërmarrjes duke realizuar mundësinë që qytetarët të furnizohen me ujë pa ndërprerje", tha Dollapi.

Ujësjellës-Kanalizimet paguajnë çdo vit 4 milionë USD për blerjen e energjisë, ç'ka nënkupton se këto investime do të kalojnë në përmirësimin punës së ndërmarrjes. /Start/

                                                                                             2012-05-08 15:52
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›