Tubim kundër gjakmarrjes

Tubuesit mbanin në duar foto të Maries, 17-vjeçares së ekzekutuar në emër të Kanunit së bashku me gjyshin e saj 70-vjeçar, pak ditë më parë në Dukagjin.
Pjesëmarrësit vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë fotos së 17-vjeçares, ndërsa organizatorët e tubimit bënë thirrje për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe shtetit për ndaljen e këtij fenomeni prapanik që prej qindra vjetësh merr jetë njerëzish.
Qytetarët u njoftuan për tubimin me anë të rrjeteve sociale në internet, ndërkohë që mes pjesëmarrësve ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Kreu i Alternativës Civile, njëherësh organizator i tubimit-homazh, Mentor Kikia, në fjalën e tij tha se numri i fëmijëve të ngujuar dhe atyre të vrarë është tepër i madh. Ai bëri thirrje që vrasja e Maries të kthehet në një kauzë për të mbrojtur jetën e dhjetëra fëmijëve të tjerë të ngujuar.
/Start/
2012-06-20 21:38