E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet burri që vrau bashkëshorten

Është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, 23 vjeçari i cili qëlloi për vdekje gruan e tij në qytetin e Shkodrës. Lajmi konfirmohet për RTV “Ora News”, ndërsa mësohet se menjëherë pas vrasjes, policia nisi operacionin për kërkimin dhe arrestimin e autorit, i cili është Edër Haxhia.

Mesa duket një grindje e momentit ka sjellë dhe bilancin fatal për këtë familje, ku u ekzekutua vetëm para pak orësh, Bedrie Hoxha, 18 vjeç.
 
Burime policore bënë të ditur se Edër Haxhia, pasi qëlloi mbi bashkëshorten e tij 18-vjeçare, u largua nga vendi i ngjarjes me mjetin tip motoçikletë. Janë dashur vetëm pak orë, për të finalizuar kete operacion me sukses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›