Shkodër, krim në familje, burri vret gruan
Krimi brënda familjes godet sërish. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 23 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri mbi gruan e tij 18 vjeçare, duke e lënë atë të vdekur në vend. Bedrie Hoxha është emri i të resë së ekzekutuar nga burri i saj Eder Haxhia. Cifti i të rinjve të cilët kishin vetëm pak kohë që ishin martuar, kanë nisur të debatojnë në banesën e tyre ndërsa në momente nervozizmi e sipër, bashkëshorti vrasës ka marrë armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij, duke e lënë pa shenje jete.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbëmjen e së enjtes, rreth orës 21.00, pranë kolegjit të shkollës Industriale në qytetin verior, ndërsa autori i kësaj ngjarje të rëndë është larguar menjëherë nga vendngjarja me armën e krimit nëpërmjet një motoçiklete.
Burime nga policia bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarjeje ka qenë i dënuar më parë nga drejtësia për armëmbajtje pa leje. Pas marrjes së sinjalizimit për krismat e armës, policia mbërriti në vendngjarje ndërsa ka nisur menjëherë hetimet për mbledhjen dhe administrimin e plotë të provave për zbardhjen dhe dokumentimin e detajuar të ngjarjes.
Blutë e Shkodrës vijojnë kërkimet intensive për prangosjen e autorit të krimit që tronditi kryeqëndrën e veriut të vendit.