E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet i shumëkërkuari për 2 vrasje në vitin 2000

SHKODËR- Policia e Shkodrës arrestoi sot të shumëkërkuarin Fasli Osja 43-vjec person i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë në vitin 2000 të shtetasve Ramazan dhe Besim Murlani.

Kapja e tij u krye në kuadër të operacionit ‘vukatana’. Për kapjen e këtij personi të shumëkërkuar janë organizuar disa herë operacione policore me forca speciale, të cilat nuk janë finalizuar me sukses.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë një operacioni të mirëorganizuar mëngjesin e sotëm ku pas disa orë rrethimi në banesën e tij në Gur të Zi polica bëri të mundur vënien në pranga të të shumëkërkuarit. Ai mbante ndërkohë një armë zjarri pistolete me të cilën tentonte ti shpëtonte rrethimit.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›