8 Marsi, Basha uron gratë police, PS: Ti vrave djemtë e nënave
TIRANË- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka uruar sot me rastin e 8 Marsit, gratë policisë duke theksuar se kjo është një ditë kur të gjithë duhët të vlerësojnë kontributin e grave
“Sot është një ditë që gjithë shoqëria dhe vecanërisht burrat dhe djemtë të rikujtojnë kontributin e grave në jetën e tyre, në familjen e tyre, në shoqërinë e tyre, në punën e tyre. Sepse nëpërmjet këtij kontributi shoqëria njerëzore ka lindur dhe ka përparuar. Është sakrifica e nënës, që kur e lind fëmijën, e deri sa ai apo ajo bëhet e aftë për jetë. Nëpërmjet kësaj sakrifice lind e ardhmja”, tha Basha.
Menjëherë pas tij erdhi edhe reagimi i Partisë Socialiste që me anë të Anëtares së Asamblesë Kombëtare Megi Ajtyresa i rikukutoi Bashës vrasjen e 4 djemve të pafajshëm në 21 Janar. Sipas saj Basha duhet të ishte kujtuar edhe për nënat, motrat, bashkëshortet e fëmijët e atyre viktimave.
“Ku ishe në 21 Janar Lulzim Basha që sot u jep leksione shqiptarëve se kush është djalë i mirë, e kush është djalë i keq. Sa herë duhesh kujtuar për nënat e motrat, a mendoi Lulzim Basha qoftë edhe për një moment, për nënën, motrat, fëmijët, bashkëshortet e 4 shqiptarëve të pafajshëm që vrau garda republikane me urdhër të tij. Kurrë më nuk do tolerohet ky ministër i shpallur dy herë në kërkim, njëherë si hajdut, e së fundi si vrasës”,- tha Ajtyresa.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 8 Marsi, Basha uron gratë police, PS: Ti vrave djemtë e nënave