E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, skllavëronte të bijën 12-vjeçare, arrestohet shqiptari

Mediat vendase si “Il Gironale”, trajtojnë ngjarjen, duke dhënë detaje se si vogëlushja trajtohej nga ai ati.

37-vjeçari shqiptar dhe nëna e vajzës, një shtetase nga Ekuadori kanë përfunduar tashmë në pranga për abuzim me të mitur.

Çifti e detyronte vajzën të kryente të gjitha punët e shtëpisë dhe të rriste vëllezërit më të vegjël. E nëse nuk i bënte të gjitha punët, vajza nxirrej në ballkon thuajse e zhveshur gjatë natës. Në momentin e arrestimit, në qytetin e Rapalos, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin, u justifikua duke i thënë autoriteteve që e trajtonte ashtu të bijën pasi ajo ishte “shumë e djallëzuar”.

 Fqinjët e të arrestuarve kishin lajmëruar policinë, pasi kishin vënë re disa herë qëndrimin jashtë të 12-vjeçares. /Start/

                                                                                             2011-12-11 14:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›