E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptari vritet nga ish-kunati

Policia vendasve bëri me dije se shqiptari ka ndërhyrë për të ndarë pas një zënke midis së motrës dhe ish-bashkëshortit të saj, por ky i fundit ka qëlluar duke e plagosur rëndë 31-vjeçarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai ka ndërruar jetë disa minuta pas mbërritjes në spital. Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga agresorin, edhe ai shqiptar, i moshës 35 vjecar. Mësohet se shqiptari është goditur në pjesën e qafës me thikë, duke i shkaktuar hemorragji. /Start/

                                                                                             2011-12-11 14:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›