E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci shkarkonDedajn pa e marrëende detyrën

PRISHTINë- Kryeministri, Hashim Thaçi ka marrë sot vendim që të shkarkojë nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedaj, për shkak të keqpërdorimit të detyrës së parë të tij.

Këtë vendim Kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, është thënë në një komunikatë për media të Qeverisë.

Po ashtu njoftimi saktëson se , veprim i kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›