E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, asgjesohen 3617 rrënjë hashash

Drejtoria e policisë së qarkut Shkodër në luftën kundër bimëve narkotike ka bërë të mundur asgjesimin e 3617 rrënjëve kanabis sativa. Sipas burimeve të policisë në vendet Kodër Shëngjergj, Shpor,Meshkall ,Dervishaj,Terti dhe Përroi Brahimaj të komunës Guri i Zi në Shkodër u bë asgjesimi me anë të djegjes e 3617 rrënjëve kanabis sativa. Gjitashtu policia njoftoi se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë kultivuar këto bimë narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›