Shkodër, atentat me armë një personi
SHKODËR- Qellohet me arme një shtetas në Shkodër. Sipas të dhenave të para mësohet se objekt i sulmit ka qene shtetasi Prel Vata, i cili qëlluar me armë në orët e para të mengjesit të sotëm, teksa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij.
Ai është qëlluar në afërsi të fshatit Guci të Shkodrës, rreth orës 07.30 të mëngjesit, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
Efektivë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.