Shkodër, atentat ndaj 28-vjeçarit, bie në kanal me makinë
Një 28-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati ndaj tij ditën e sotme në fshatin Guci të Shkodrës. Sipas policisë së Shkodrës shtetasi, Prel Vala, banues në fshatin Boriç të Malësisë së Madhe ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur persona ende të paidentifikuar janë afruar me një tjetër mjet dhe kanë hapur zjarr ndaj të riut.
Fatmirësisht, 28 vjeçari nuk është prekur nga plumbat, por ka pësuar dëmtime të lehta, pasi për shkak të humbjes së kontrollit automjeti i tij ka përfunduar në një kanal. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
21 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Shkodër, atentat ndaj 28-vjeçarit, bie në kanal me makinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip