Gazsjellesi TAP, Panariti: Ne janar firmoset marreveshja Eglantina Nasi
Marreveshja mes tre vendeve, Shqiperi, Itali dhe Greqi, per ndertimin e gazsjellesit Trans-Adriatik, do te nenshkruhet ne janar te vitit te ardhshem. Nje fakt i tille u be me dije nga vete ministri shqiptar i Puneve te Jashtme, Edmond Panariti, pas nje takimi qe ai zhvilloi ne Bruksel me homologun italian, Xhuliano Terci. "Vume si nje sfide te afert dhe nenshkrimin e marreveshjes nderqeveritare, e cila do te jete hapi i radhes qe te tre vendet do te ndermarrin ne menyre qe te maksimalizojne shanset qe projekti TAP te perzgjidhet si projekti fitues ne tre mujorin e pare te vitit te ardhshem", tha Panariti gjate nje prononcimi per mediat, lidhur me nje ceshtje te tille. Duke shtuar se vete ministri i Jashtem italian, e kishte vene ne dije se "shanset qe projekti TAP te jete fitues, tashme jane shtuar". Dhe se te dy se bashku, shprehen gatishmerine e qeverive respektive, per te perfunduar sa me shpejt qe te jete mundur procedurat e nevojshme per nenshkrimin e marreveshjes se lartpermendur nderqeveritare midis tre vendeve te perfshira ne projektin e gazsjellesit TAP. Kujtojme, se ky dokument i rendesishem, konfirmon ne vetvete vullnetin e tre vendeve te lartpermendura per venien ne jete te projektit ambicioz mbi transportin e gazit nga Kaspiku, drejt Evropes. Ndersa lidhur me perfitimet qe priten nga venia ne zbatim e nje projekti te tille, kryediplomati shqiptar, Panariti, theksoi gjate prononcimit te tij per mediat, ate te stimulimit te ekonomise shqiptare dhe ne te njejten kohe, edhe rritjen e interesit te investitoreve te huaj. "Kjo do te kete nje rendesi te jashtezakonshme ekonomike per rajonin e vecanerisht per Shqiperine. Sepse do te mundesoje gazifikimin e te gjithe vendit, si edhe krijimin e nje infrastrukture mbeshtetese per rreth vendit ku do te kaloje gazsjellesi. Sikunder, llogaritet qe do te krijohen 2000 vende te reja pune", deklaroi Panariti mes te tjerash. Referojme lidhur me kete, edhe shifren prej rreth 2 miliarde eurosh, e cila eshte parashikuar te jete totali i investimeve ne kuadrin e venies ne zbatim te gazsjellesit TAP. Nderkaq, sa i perket takimit te tij mes ministrit te Jashtem shqiptar, me homologun italian, behet me dije se ne qender te tij, ka qene gjithashtu edhe ecuria e deritanishme e bashkepunimit dypalesh, zhvillimet politike dhe ecuria e procesit te integrimit evropian te Shqiperise etj. Ku ministri Terci nga ana e tij, ka rikonfirmuar edhe njehere angazhimin e Italise ne mbeshtetje te procesit te integrimit evropian te Shqiperise. Dhe sipas tij, ne kete kuader, nje rendesi te madhe, merr plotesimi i te gjitha rekomandimeve te vendosura nga ana e Komisionit Evropian per statusin e vendit kandidat per Shqiperine.