Kryeprokurori i ri, Wollfarth: Data s'ka rendesi, te jete konsensual
Menjehere pas negociatave te nisura nga Presidenti i Republikes Bujar Nishani per kriteret qe do percaktojne Prokurorin e Pergjithshem ka ardhur edhe komenti i ambasadori i OSBE-se, Eugen Wollfarth. I pyetur nga mediat, ambasadori u shpreh se data kur perfundon mandati i kryeprokurorit nuk ka rendesi. Ai ka theksuar se me i rendesishem eshte procesi dhe zgjedhja e Prokurorit te Pergjithshem ne menyre konsensuale. "Kandidati per prokuror te jete i pershtatshem. Data kur perfundon mandati nuk ka rendesi. Idealja do ishte nese prokurori i ri do te ishte konensensual", komentoi ambasadori. Gjithashtu ai theksoi se, "kandidati per kryeprokuror duhet te kete edhe eksperiencen e nevojshme". Ambasadori i OSBE-se, ka komentuar dhe menyrat e interpretimit te ligjit dhe qendrimet e kunderta qe kane shfaqur dje palet politike. Ai ka theksuar se ne gjithe vendet e tjera, vleresimet e ligjeve te shpien ne lexime te ndryshme. "Shume shpesh, vleresimet ligjore cojne ne lexime te ndryshme. Mendoj se ka argumente shume te mira per majin, por ka edhe argumente te mira per nentorin. Kjo nuk eshte dicka specifike shqiptare; leximet e ndryshme ekzistojne edhe ne vende te tjera", tha Wollfarth. Ambasadori ka deklaruar se procesi ka rendesi per memyren sesi do te zhvillohet dhe per emrin qe do te nxjerre. Ai ka shtuar se eshte mjaft e rendesishme qe te kete nje kandidat te pershtatshem i zgjedhur permes dialogut. "Me e rendesishme eshte te gjenden kandidate te mire, permes dialogut. Dialogu eshte i hapur dhe une e pergezoj shume kete fakt. Prokurori i Pergjithshem eshte nje post kyc ne cdo shtet me demokraci funksionale. Prandaj, eshte mire qe procesi po fillon tani per te identifikuar kandidatet e mire dhe, me shprese, per te arritur nje rezultat te mire. Kam besim se kjo do te arrihet", tha Wollfarth. Ai ka shtuar se nje kryeprokuror ideal duhet te zgjidhet me konsensus.
Partite e vogla, prokurori te jete jo politik
Pas takimit me Patozin dhe Rucin, presidenti Nishani ka pritur kryetarin e grupit parlamentare te LSI Lefter Koka, kryetarin e PDIU-se Shpetim Idrizi dhe Kryetarin e PBDNJ-se Vagjel Dule. Per mediat, deputeti Koka u shpreh se e rendesishme eshte qe kandidatura e re te kete integritet moral dhe profesional, eksperience ne drejtesi dhe te mos kete prapavije politike dhe as implikime ne te shkuaren, sipas tij per ceshtjen e perfundimit te mandatit te kryeprokurores aktuale, vendosin forumet se kur mbaron mandati, mbaron ne muajin maj apo ne nentor. I se njejtes linje pothuajse ka qene edhe kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule, i cili pas takimit me Presidentin Nishani eshte shprehur se klasa politike duhet te maturohet dhe te gjeje konsensus edhe per ceshtjen e Prokurorit te Pergjithshem. Gjithashtu pas takimit Idrizi deklaroi se Prokurori i ri duhet te kete integritet te larte moral e profesional. PDIU kerkon nje kryeprokuror te ri qe nuk ben pjese ne asnje force politike, nderkohe qe kerkoi qe ai te marre pergjegjesite e duhura.
PR: Kandidati te kete integritet profesional dhe moral
Partia Republikane ne takimin me Presidentin e Republikes, i cili ka nisur konsultimet per emrin e ri te kryeprokurorit eshte perfaqesuar me dy nenkryetaret e saj z. Neritan Alibali dhe z. Alfred Deshati. Mesohet se ne kete takim perfaqesuesit e PR i kane shprehur mbeshtetjen Presidentit, si garant i kushtetutes lidhur me fillimin e negociatave dhe konsultimeve per kandidaturen qe do te drejtoj institucionin e Prokurorise se Pergjithshme. Perfaqesuesit e PR kane shprehur mendimin tyre ne lidhje me cilesite duke theksuar se, kandidati duhet te kete integritet personal. Duhet te kete figure te paster morale, te jete i afte profesionalisht, te jete bashkepunues me institucionet, te jete i vendosur ne luften kunder korrupsionit dhe krimit. Gjithashtu perfaqesuesit e PR kane shprehur mendimin se, nuk ka rendesi emri i presonit por plotesimi i ketyre cilesive. Gjithashtu PR ka shprehur besimin e saj ne perzgjedhjen e kandidatures per Prokuror te Pergjithshem nga Presidenti i Republikes.