E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi reagon per Ramen: Nuk kupton as vet ate qe thote Eva Gjura

Drejtues te pushtetit vendor dhe qendror kane vijuar edhe dje takimet me bizneset, per te biseduar lidhur me nevojat qe ata kane me qellim permiresimin e me tejshem te klimen se biznesit te vogel. Zevendesministri i Financave Alfred Rushaj dhe kryetari i njesise bashkiake numer 11..Haki Mustafa, jane takuar me perfaqesues te biznesit ne Koder- Kamez. Gjate bashkebisedimit me zyrtare e larte qendror dhe vendor, perfaqesuesit e biznesit e kane cilesuar si te pakuptimte deklaraten e Rames per heqjen e taksave. Ata i kane kujtuar kreut te opozites Edi Rames, se ai nuk i kupton as vet ato qe thote dhe se shteti nuk mund te ekzistoje pa taksa. Tregtare kane kujtuar se, taksa e gjelberimit ka qene 350 mije leke (te reja), ndersa sot pothuajse eshte hequr fare. "Jam i kenaqur me kete nivel taksash. Edi Rama eshte par-time si politikan dhe nuk i kupton ato qe thote. Shteti nuk mbahet pa taksa, krahasimi i nivelit te taksave sot, me ish-kryetarin e bashkise Edi Ramen, ka nje diference te madhe", u shpreh nje tregtare. Ndersa nje tjeter ka bere te ditur se, "taksat duhet te ekzistojne, por ama keto taksa qe kemi sot, ku paguajme vetem 300 leke (te reja) ne dite, dhe jo taksat e Rames, te cilat na cuan deri aty sa te mbyllnim edhe aktivitetin nga taksat e larta". Pasi ka degjuar zerin e vete tregtareve, zevendesministri i Financave z. Rushaj u shpreh se, "takimin qe organizuam sot me biznesin eshte ne vazhden e takimeve, se pari sqaruese apo marrjes se mendimeve nga biznesi i vogel. Ne menyre qe te mund te permiresojme sa me teper klimen e biznesit te vogel. Ne jemi ne perfundim te ligjeve, qe do te shoqerojne buxhetin e vitit 2013. Per kete arsye, edhe nje politike fiskale, si nga ana procedurale, ashtu edhe ne lidhje me taksat, do te mund te ishte pjese e ketij diskutimi. Eshte shume produktive themi ky lloj bashkebisedimi, morem disa impute dhe propozime nga biznesi, te cilat ne jemi te gatshem t'i konsiderojme ne bashkepunim me pushtetin vendor". Gjithashtu zevendes ministri i Financave theksoi, se Qeveria do te rishikoje thjeshtimin e metejshem te procedurave dhe do te vijoje luften kunder informalitetit. "Ajo cfare eshte e rendesishme dhe te gjithe e evidentojne eshte ngarkesa e ulet fiskale qe aktualisht kane keto biznese, 300 leke (te reja) ne dite, na tha njeri nga perfaqesuesit e biznesit, eshte dicka qe biznesi e ka shume te prekshme, si dhe ben diferencen me ate ngarkese fiskale qe kishte perpara disa viteve me sot. E rendesishme gjithashtu, fakti qe bizneset e kuptojne te qenurit ne nje sistem fiskal, te qenurit te evidentueshem perballe autoriteteve fiskale, mbi gjitha i ndihmon ata, i ndihmon ata, sepse ndihmon konkurrencen. Pra ajo cfare kerkojne eshte thjeshtimi i procedurave, te evidentuarit kush ben biznes, pagesat e detyrimeve ndaj komunitetit per aq sa, nuk rendojne biznesin e tyre." - u shpreh Zv/Ministri i Financave Rushaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›