E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:"Shqiperia dixhitale" projekt i sigurt i kapercimit te prapambetjes



Kryeministri Berisha dhe kryeministri i Kosoves Thaci kane marre pjese dje ne ceremonine e inaugurimit te rruges dixhitale te kombit Tirane - Prishtine, linja e interkoneksionit me fiber optike 100 Giga bit per sekonde, ne Qafe Morine, Tropoje. Duke vleresuar realizmin e ketij projekti, kryeministri Berisha gjate fjales se tij u shpreh se, "inaugurimi i autostraden dixhitale te kombit, autostrades me te cilen te rinjte dhe qytetaret shqiptare do te marrin internet me shumice te shpejtesive me te larta, te brezave me te gjere, te cilesive me te mira. Kjo eshte nje dhurate, nje premtim i mbajtur qe i behet Shqiperise 100 vjecare ne kete pervjetor". Kryeministri beri te ditur se, ndertimi i autostrades dixhitale ishte nje investim i disa enteve publike shqiptare dhe enteve private te Kosoves dhe ne kete investim, nje rol te vecante ka pasur Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST), qe ka shtrire ne mbare vendin mbi 1500 kilometer fiber optike, ka mbuluar distancen Qafe Morine - Tirane me 180 kilometer, ne teresi investimi i saj eshte mbi 9 milione euro. Gjithashtu, Posta e Shqiperise ka investuar, mbi 2.6 milione euro dhe firma "Kujtesa" e Kosoves ka investuar rreth 2 milione euro. "Me inaugurimin e sotem Shqiperia nga 30 Gb internet qe merr nga tregu nderkombetar, vetem me kete autostrade dhe aneksin e saj ne Morine, do te marre 140 Gb. Kjo eshte bere me qellimin e vetem per tu garantuar shqiptareve internetin me cmimet me te uleta ne Evrope. Ne, koherat na mbajten mbrapa ne menyren me te pamerituar, por ne jemi te vendosur te bejme gjithcka per te kapur dhe kapercyer kohen e humbur. Shqiperia dixhitale eshte projekti me i sigurt i kapercimit te prapambetjes qe trasheguam", tha Berisha. Duke vleresuar maksimalisht bashkepunimin mes dy shteteve, kryeministri Berisha tha se,"ketu jemi per te inauguruar autostraden qe nuk njeh kufij ne Shqiperi dhe ne bote. Ndaj dhe une jam ketu per tu zotuar se bashku me kryeministrin Hashim Thaci se do te bejme gjithcka qe keto ndertesa t'i shnderrojme ne virtuale, ne simbolike, do te bejme gjithcka per projektin e madh te grave dhe burrave shqiptare qe u mblodhen ne Prizren, ne Peje, ne Gjakove, ne Prishtine, ne Shkup e Mitrovice, do te bejme gjithcka qe endrren e luftetareve te Drenices dhe mbare Shqiperise ta bejme realitet te prekshem per ju, per femijet tuaj dhe brezat qe vijne. Kombi do te qendroje nje dhe vetem nje". Gjithashtu Berisha theksoi se, eshte nje rast per tu perulur me nderimin me te madh ndaj te gjithe atyre burrave e grave, vajzave dhe djemve, qe keto 100 vite u flijuan per tu bere te pavdekshem per lirine, pavaresine, dinjitetin e shqiptareve ne Shqiperi, ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi dhe kudo ku jetojne shqiptaret. Duke perfituar nga momenti i vecante ne te cilen ndodhet Shqiperia festa e 100 vjetorit te Pavaresise, kryeministri Berisha ka uruar nga Qafe Morina, te gjithe shqiptareve, gezuar 100 vjetorin e pavaresise. "Dua t'ju uroj ju gezuar 100 vjetorin! T'ju uroj te gjithe qytetareve te Kosoves, gezuar 100 vjetorin e pavaresise se shtetit shqiptar! Shpreh edhe nje here zotimin tim se do te bejme gjithcka qe shqiptaret kudo qe jetojne, nen moton te bashkohemi me njeri - tjetrin, te bashkohemi me Evropen, te ndjejne veten nje ne cdo skaj te trojeve etnike shqiptare", theksoi kryeministri Berisha.

Projekti

Per realizimin e ketij projekti madhor, nje premtim i mbajtur i qeverise shqiptare ne kuader te nismes "Shqiperia Dixhitale", eshte investuar mbi 9 milione euro nga Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST), 2.6 milione euro nga Posta e Shqiperise dhe rreth 2 milione euro nga kompania "Kujtesa" ne Kosove. Per te treguar menyren e funksionimit te ketij projekti ishin vendosur disa ekrane, me ane te te cileve te pranishmit ndoqen se si kryhej nje lidhje midis qendres se postes ne Tirane dhe kompanise "Kujtesa" ne Prishtine, nepermjet pikes se interkoneksionit te Qafe Morines, ne Tropoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›