Shkodër, banorët e Hajmelit kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjes së vitit 2003
Rreth 103 familje komunës së Hajmelit në Shkodër kërkojnë nga shteti rimbursimet që u janë premtuar por që nuk u janë dhënë, nga përmbytjet e vitit 2003. Një pjesë e mirë e përfaqësuesve të këtyre familjeve nuk kanë lejuar dje zyrtarët e komunës Hajmel që hyjnë në zyra dhe kanë kërcënuar që po u vazhdua me të tilla gënjeshtra, do të ngujohen me shumicë në grevë urie.
Ne kërkojmë lekët, sepse ka gjashtë vite që sorollatemi rrugëve.Tani neglizhenca del së fundi në komunë, sepse ministria e kryeministria i kanë dhënë fondet dhe komuna po na zvarrit, është shprehur Mark Lulani, banor i prekur nga përmbytja e ndodhur në Hajmel, në vitin 2003. zërit të Lulanit i është bashkangjitur edhe ai i një tjetër banori i quajtur Zef Gjoka, i cili ka vërtetuar se fondi neglizhohet. Nuk e dimë pse komuna sillet kështu. Ne dyshojmë se ka qëllime të caktuara dhe urojmë që të mos jenë, por dyshojmë shumë se ka diçka, u shpreh Gjoka.. banorët dyshojnë se lekët janë dhënë nga kryeministri, por kjo është një neglizhencë e qëllimshme që dikush do ti përvetësojë. Banorët kanë premtuar se po nuk u gjet zgjidhja, do të futen në grevë të urisë. Tashmë vetëm pak javë përpara zgjedhjeve banorët e Hajmelit, të cilët kanë vite që nuk kanë lëvizur për dëmshpërblimin, po ngulmojnë ta zgjidhin me këtë rast problemin e tyre, i cili kishte kohë që ishte harruar. Ndihma e akorduar nga qeveria është 10.6 milion lekë të reja dhe me sa duket, banorët kanë menduar se vetëm tani mund ti marrin, sepse është fushatë elektorale.