Berat qellohet per vdekje 33-vjecari

Një breshëri automatiku i ka marrë jetën një 33-vjecari në qytetin e Beratit në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Klodian Lumani ka qenë duke dalë nga një qendër internet në lagjen “30 Vjetori” të qytetit kur është gjendur përballë breshërisë së kallashnikovit. Personat që gjendeshin aty pranë e kanë dërguar të riun drejt spitalit të Beratit, ku ai ka ndërruar jetë disa orë më pas si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.
Policia ka mbledhur provat në vendin ku u qëllua 33 vjecari dhe ka filluar marrjen në pyetje të të rinjve që ndodheshin në momentin e krimit në qendrën e internetit. Po ashtu ka shoqëruar edhe 10 persona të tjerë, por pa mundur të identifikojë ende autorin e vrasjes dhe as shkaqet e këtij krimi të rëndë.
Artan Diko