E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Anxhelo Dandi trajneri i Muhamed Ali

Ai ishte 90 vjeç dhe pati kënaqësinë të shkonte në 70-vjetorin e Muhamed Aliut, por edhe që të bëhej pjesë e Sallës së Lavdisë, pra emrave më të mëdhenj të historisë së boksit. Anxhelo Dandi, trajneri i madh i Aliut, ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare në shtëpinë e tij në Tampa Bej të Floridës.
Dandi i famshëm udhëhoqi Muhamed Aliun në pjesën më të madhe të karrierës, por pati edhe boksierë të tjerë të mëdhenj si Ken Norton, Xhorxh Foreman apo Shugër Rej Leonard. Trajneri u bë i shquar për aftësinë e tij për të motivuar boksierët dhe gjithsej ai pati në karrierë 15 kampionë të botës.
Puna e tij si trajner u shtri në 6 dekada, ndërsa më 1992 ai mori vendin e merituar në Sallën e Lavdisë të Federatës Ndërkombëtare të Boksit.
Ish-kampioni i botës në vitet 70-të, Ken Norton e ngacmonte kur Dandi ishte ende gjallë duke i thënë se “kam qenë me fat që pata një familje të mirë, por edhe një trajner si ky plakushi këtu, ej si quheni? “Ai më rriti famën, por edhe llogarinë bankare”, përfundonte duke qeshur Norton për të madhin Anxhelo Dandi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›