Bashkimi Europian i dhuron Shqiperise 82 milione euro

Bashkimi Europian i dhuron Shqiperisë 82 milionë euro. Marrëveshja financiare u nënshkrua nga Ambasadori i BE-së, Etore Sequi dhe ministrija e Integrimit, Majlinda Bregu në kuadër të disa projekteve që do të ndihmojë vendin tonë në zhvillimin e infrastrukturës politike dhe institucionale.
“Europa është një partner serioz i Shqipërisë dhe Europa është e angazhuar për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Por ne presim që Shqipëria të përmirësojë funksionimin e parlamentit, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, legjislacionit të nevojshëm që kërkon përfshirjen e shumicës së cilësuar në parlament, pra presim që 12 prioritetet e KE-së të vihen në zbatim”, u shpreh Sequi.
Gjithashtu, ambasadori Sequi u drejtoi apel të gjithë aktorëve në Shqipëri që të marrin përgjegjësitë dhe detyrat e tyre për zbatimin e këtyre projekteve.