Vlore grabitje me arme ne argjendari

Rreth orës 13: 40 dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një argjendari në zonën e gjatë kateshit në Vlorë. Nën kërcënimin e armës kanë tentuar të marrin para dhe materiale të argjendarisë. Hajdutët kanë hasur në rezistencën e pronarit të argjendarisë dhe pasi kanë qëlluar drejt tij janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pronari i argjendarisë ka mbetur i plagosur me dy plumba dhe është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë që ende nuk dihet shuma e grabitur nga dy personat e paidentifikuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.