Thaçi: I gatshëm ti jap dorën Boris Tadic
PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se është i gatshëm që të takohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadic me qëllim arritjen e një zgjidhje në marrëdhëniet e dy vendeve.
“Qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë të drejta dhe ne dëshirojmë që njëherë e përgjithmonë ta vëmë në rend dite gjithë situatën. Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vendeve të tjera të Ballkanit. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe së bashku, si rajon, të hyjmë në strukturat euroatlantike. Unë dhe Boris Tadic, si liderë, kemi për detyrë që t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Unë jam i gatshëm të ulem me zotin Tadic për të biseduar për këto çështje. Dua të theksoj se për politikën e brendshme të Kosovës do të vendosim ne e jo Serbia”,- thekson Tadic.
Ai i ka vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni duke nënvizuar se e pret kryeministrin Nikola Gruevski për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Koha Ditore.
(el.me/BalkanWeb)