E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, diplomohen brezi i ri i studentëve

Pas 4 vitesh studimi, studentët e fakultetit Ekonomik, i kanë dhënë fund sistemit me të lartë arsimor në Shqiperi, duke u diplomuar. Ne këtë ceremoni, perveç stafit të pedagogëve dhe dekanes së Fakultetit Ekonomik, ishin të pranishëm dhe prinder të studentëve të cilet kane zënë një vend të veçante në edukimin e brezit te ri të studenteve. Zv/ rektori i Universitetit të Shkodres, Fatmir Vadahi, ka vlerësuar këtë dite të shenuar për studentët.
 

I pranishem në ketë ceremoni ishte edhe kreu i Keshillit te Qarkut të Shkodres, Gjovalin Kolombi i cili ka deklaruar se tashmë për studentet mbetet për detyrë integrimi në tregun e punës. Me pas, njeri pas tjetrit duke nisur nga studentët me te dalluar me mesataren me të larte të katër viteve në tre deget e Fakultetit Ekonomik, Finance Kontabilitet, Administrim Biznes dhe Turizem, kanë marrë diplomat përkatëse. Ata janë përgatitur tashme të shkembejnë dijet e marra ne auditorët e universiteteve, me eksperiencat qe do të ketë gjithsecili ne shërbim të zhvillimit ekonomik të rajonit të Shkodres por dhe me gjerë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›