E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, angazhim për përmbushjen e kritereve

Autoritetet në Kosovë janë zotuar për përmbushjen e kritereve që u takojnë për proceset integruese, në mënyrë që shteti i ri të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto komente u bënë gjatë një konference, lidhur me riatdhesimin e qytetarëve, që është një nga kriteret kryesore në këtë proces.

Ndërkaq, zyrtarë të Komisionit Evropian në Kosovë, kanë bërë të ditur se gjatë muajit shtator pritet ta vizitojë Kosovën, një delegacion i këtij misioni për vlerësimin e gjëndjes lidhur me përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›