Shkodër, djali masakron nënën
SHKODER - Djali masakron nënën me thikë. Një krim tjetër brenda familjes, nga një person që mendohet se vuan nga probleme mendore, ka ndodhur në Shkodër. Sipas policisë, mbrëmjen e së dielës, 44-vjeçari Gjelosh Vneshti, banor i lagjes “Tre Heronjtë”, dhunoi e më pas e goditi me thikë 80-vjeçaren Terezina Vneshti. Fqinjët e familjes kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur duke bërë arrestimin në flagrancë të autorit. E moshuara ka qenë në gjendje të rëndë, kur është transportuar në spital, por sipas mjekëve ka mundur që të shpëtojë nga vdekja. Banorët e marrë në pyetje për këtë ngjarje pohuan se edhe më parë djali i shtëpisë bëhej i dhunshëm, për shkak të problemeve. Ata kanë ndërhyrë disa herë për të shpëtuar të moshuarën, e cila rrezikoi humbjen e jetës nga plagët e marra të dielën. r.d