BE shtyn anëtarësimin për Ballkanin
Gjatë takimit që do të zhvillohet javën e kaluar në Sarajevë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk do të jenë në gjendje t’u thonë kolegëve të tyre nga Ballkani t’u ofrojë një gur kilometrik në lidhje me anëtarësimin e tyre. është e përditshmja e rëndësishme kroate, “Jutarnji List”, e cila në një artikull të ditës së djeshme zbardh një dokument të presidencës spanjolle të BE-së mbi Konferencën për Ballkanin, e cila mbahet më 2 qershor në Sarajevë. Nga Presidenca ende nuk është vendosur se a do të ketë datë në deklaratën finale të samitit. Dhjetë vjet nga Samiti i Zagrebit edhe pse ka pasur progres në rajon ende nuk pritet të ketë premtime konkrete dhe optimiste nga vendet e BE-së në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fakt, konferenca e nivelit të lartë e prezantuar me bujë prej një kohe të gjatë do t’u shërbejë vendeve të Ballkanit për të marrë një mesazh të qartë se rruga për në BE nuk do të jetë aq e thjeshtë. Pak ditë më parë në Vjenë është zhvilluar një takim i drejtorëve politikë të shteteve të BE-së dhe disa ministra të Jashtëm kanë diskutuar mbi procesin e zgjerimit. Nga takimi kanë dalë disa konsiderata për vendet e Ballkanit, me përjashtim të Kroacisë, e cila do të mbyllë së shpejti negociatat për anëtarësim. Zyrtarët e vendeve të BE-së kanë bërë të qartë se vendeve ballkanike do t’u ofrohet një “çmim i lartë” në shkëmbim të statusit të vendit kandidat. Në deklaratën e Sarajevës pritet të përcaktohet qartë qëndrimi i Bashkimit Europian se vendet e Ballkanit do të duhet të përshpejtojnë edhe më procesin e reformave sipas kushteve të përcaktuara, nëse do të ecin në drejtim të integrimit. E përditshmja kroate “Jutarnji List” thekson se është e vështirë të binden vende të tilla të BE-së si Gjermania dhe Holanda për të dhënë lehtë “carta biancha”-n për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Duke marrë parasysh situatën aktuale të BE-së, progresi i negociatave varet nga një duzinë parametrash që duhen plotësuar. Kroacia që është vendi me ecurinë më të lartë, ende ka probleme në lidhje me gjyqësorit. Kur ka dyshime edhe për Zagrebin, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, problemet do të jenë më të mëdha. Sipas një “road map”-i jopërfundimtar për Kroacinë pritet që të pranohet si anëtare e BE-së në vitin 2013, ndërkohë që për shtetet e tjera parashikohet që gjithçka të vendoset pas vitit 2020. Ndërkaq, e përditshmja kroate thekson se nëse çdo gjë do të ecë sipas planeve të parashikuara Serbia do të jetë vendi i parë që do të marrë statusin e vendit kandidat, përkatësisht në pjesën e dytë të vitit 2011 dhe negociatat e anëtarësimit mund të nisin në 2012, por hyrja nuk do të bëhet përpara vitit 2020. Shqipëria ka dorëzuar aplikimin më herët se Beogradi por sipas të gjitha gjasave do ta marrë statusin e vendit kandidat në fund të vitit 2012.
Numri i vendeve që tregohen skeptikë për zgjerimin e BE-së po rritet gjithnjë e më shumë, të cilët insistojnë që anëtarësimi të bëhet vetëm pas plotësimit të të gjitha kritereve. Gjithsesi, në Bruksel theksojnë se Kroacia është kthyer tashmë në një eksperiment për BE-në. është vendi i parë që po negocion në bazë të një metodologjie të ndryshme dhe me kritere mjaft të ashpra. Kështu, për të ecur përpara, duhet plotësuar 100% kriteri i luftës ndaj korrupsionit të nivelit të lartë qeverisës.
#