E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dogji dje godinën e komunës Shalë, pranga rojes

TIRANË- Ka qenë roja i godinës në komunën Shalë ai që i ka vënë zjarrin godinës një ditë më parë.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se është venë në pranga autori i zjarrit në godinë dhe bëhet fjalë për 45-vjecarin Frrok Toma, ndërsa nuk bëhen ende të ditura shkaqet e një veprimi të tillë.

Godina e Komunës Shalë u përfshi diten e djeshme nga flaët, duke u djegur kështu e gjithe baza materiale.

Komuna Shale u vu në qendër të opinionit publik për shkak të zhvillimit 3 herë të zgjedhjeve vendore, madje dhe betejës ligjore në dyert e kolegjit pas shpalljes fitues nga KQZ të kandidatit te PS Balë Vuksani, i cili fitoi me 2 vota më shumë ndaj rivalit të tij Dede Tonaj.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›