Stonestreet: Nisni reformën zgjedhore, por mos u nxitoni
TIRANE- Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonstreet rikthehet në Shqipëri me një grup të posaçëm ekspertesh. Pjesë të ekipti janë dhe Nicholas Schmid, këshilltar i lartë dhe Richard Lappin këshilltar i larte i ODIHR. Menjëherë pas takimit me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Stonestreet deklaroi: “Shpresojmë që reforma zgjedhore të përfundojë në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme. A kishin standarde zgjedhjet e 8 majit? Është e rëndësishme që raporti të lexohet si një i tërë dhe të përcaktoni fushat ku duhet të ndërmerrni hapat e mëtejshëm
STONESTREET: NISNI REFORMEN; POR MOS U NXITONI
Ora 09:54 Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR deklaron se reforma zgjedhore duhet të nisë sa më shpejt, por shton se nuk duhet nxituar. Në një pronononcim për shtyp menjëherë pas takimit me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Stonestreet deklaroi: “Shpresojmë që procesi i reformës zgjedhore të nisë shpejtë. Nuk ka nevojë të nxitoheni. ...Shpresojmë të përfundojë në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme”
Më tej shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR në zgjedhjet vendore të 8 majit shpreson se ky proces të jetë gjithpërfshirës dhe shpreh gadishmërinë e OSBE/ODIHR për të dhënë kontributin në këtë proces.
“Shpresojmë që procesi të jetë gjithëpërfshirës. Duhet të përfshijë partitë parlamentare dhe jo parlamentare, autoritetet që merren me zgjedhje, grupe të shoqërisë civile , grupe të interesit që të japin kontributin dhe rekomandimet e tyre dhe këto të merren parasysh."- tha Stonestreet.
I pyetur nëse zgjedhjet e 8 majit, të cilët ai së bashku me grupin që drejtonte i vëzhguan imtësisht dhe hartuan 3 raporte, arritën standardet, Stonestreet tha: "Keni të drejtë kur thoni se në raport nuk kemi përmendur nëse janë arritur standardet apo jo. Është e rëndësishme që raporti të lexohet si një i tërë dhe të përcaktoni fushat ku duhet të ndërmerrni hapat e mëtejshëm”
Nga ana e tij ministri i Jashtëm Haxhinasto tha se maxhoranca është e gatshme të nisë punën për një proces gjithpërfshirës të reformës zgjedhore.
Takimi me minsitrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, ishte takimi i parë në kuadër të vizitës së sotme në Tiranë. Stonstreet është parashikuar që në orën 11:00 të zhvillojë takim me presidentin Bamir Topi. Gjithashtu janë parashikuar takime me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PS-së Edi Rama.
Në axhendë parashikohen takime dhe me drejtuesit e partive parlamentare, përfaqësues të KQZ, drejtues të OJQ-ve si dhe me ambasadorët e akredituar në vendin tonë. (s.g/balkanweb)