Topi: Klasa politike e ka marrë mesazhin e BE-së
Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino është shprehur se klasa politike shqiptare i ka lexuar qartë mesazhet e BE-së.
Por Topi ka vënë në dukje se klasa politike shqiptare vazhdon të jetë ende e përfshirë në vorbullën e debatit dhe retorikës politike për çështje të ditës.
Nga ana tjetër Presidenti është shprehu se pavarësisht vështirësive për gjetjen e rrugëve të një bashkëpunimi, përmes vendosjes së urave të përbashkëta të komunikimit dhe dialogut institucional, klasa politike shqiptare do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.