Shkoder, ekspeditë e re në kalanë "Rozafa" të Shkodrës
SHKODER-Kalaja e Shkodrës, për herë të parë mund të tregojë se çfarë fsheh në heshtjen e saj. Një grup arkeologësh shqiptarë dhe të huaj do të mbërrijnë në kryeqendrën e veriut për të nxjerrë të vërtetën e fshehur ndër shekuj. Kërkesat e drejtuesve të institucioneve kulturore në Shkodër tashmë kanë arritur të marrin përgjigjen e duhur.
Drejtori i Parkut Arkeologjik të Shkodrës, Nikolin Shati pohon se shumë shpejt do të nisë puna në terren. Në qendër të punës së kësaj ekspedite do të jetë gjetja e gjurmëve të arkitekturës ilire. "Është një nismë e ndërmarrë nga profesori polak i arkeologjisë, Piotr Dyzcek, i cili ka prezantuar projektin e tij të gërmimeve. Bashkë me specialistë të huaj do të jenë dhe shqiptarë që do të bashkëpunojnë në këtë nismë. E rëndësishme është që ky projekt është miratuar dhe nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë", - pohoi Shati pwr Gazeta Shqiptare. Sipas tij, kjo iniciativë është e Qendrës së Studimeve Antike për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, përfaqësuar nga profesor Dyzcek.
Kalaja "Rozafa" bart vlera të jashtëzakonshme historike. Kjo ekspeditë synon që të gjejë gjurmët e humbura të arkitekturës greko-ilire për shkak të rindërtimit në kohën e Mesjetës, në periudhën veneciane dhe atë turke. Specialistët e huaj janë shumë optimistë se në këtë zonë do të zbulohen qytete ilire dhe diçka më shumë për mbretëreshën Teutë. Kjo iniciativë do të zgjasë 5 vjet. Mësohet se për çdo vit, ekspeditat do të vazhdojnë deri në 6 javë.
"Gjatë ekspeditës synohet të kuptohet topografia e qytetit si dhe të përcaktohet linja e murit fortifikues të tij, pra atë që në gjuhën e përditshme quhet muri që rrethon Kalanë e Rozafës. Projekti synon të identifikojë lagjet kryesore të qytetit. Nga gërmimi dhe gjetjet do të arrihet të realizohet një kronologji urbane për qytetin e Shkodrës, nga fazat më të hershme deri në ato më të vonat", - thotë kreu i Parkut Arkeologjik. Sipas tij, objektivi kryesor i projektit është ndërmarrja e 5 fushatave arkeologjike në qytetin e Shkodrës. Mësohet se në kuadër të këtij projekti do të kryhen survejime gjeofizike, gërmime, si dhe një studim e publikim i të gjitha gjetjeve.
(s.g/Brikena Shllaku/GSH/balkanWeb)