E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baronesha Ashton u kerkon politikaneve shqiptare te mos rrezikojne jeten e qytetareve

Degjoni kroniken

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numeroi mbreme deri ne mesnate 60 flete votimi nga 20 kuti sipas tij te panumeruara sepse ishin hedhur dhe lene menjane per shkak te mosperputhjes se ngjyres me fletet e tjera. Nga keto flete kandidati Lulzim Basha ka marre 46 vota dhe kandidati Edi Rama ka marre 14 vota. Po te shtohen edhe 10 vota me shume qe kandidati Rama ka nga numerimi i meparshem diferenca e perkohshme midis kandidateve eshte 22 vota ne favor te kandidatit Basha.

Kur mbeten per tu numeruar edhe 40 kuti te tjera KQZ nderpreu numerimin e votave ne mesnate dhe do te rinise kete mengjes ne oren 10. Komisioni Qendror vazhdoi punen me argumentin se fletet qe po numeroheshin tani nuk ishin numeruar ne komisionet zonale per shkak te mosperputhjes se ngjyres se fleteve ne kutine e gabuar. KQZ tha po ashtu se aktualisht po funksiononte si nje komision zonal per Tiranen sepse ligjvenesit nuk e kane parashikuar nje strukture te tille ne Kodin Zgjedhor.

Kjo procedure eshte kundershtuar nga perfaqesuesit e Partise Socialiste me argumentin se ligji nuk parashikon numerimin e fleteve ne kutite e gabuara por ato thjesht duhen quajtur si te pavlefshme. Por komisioneret e djathte qe mbeten ne sallen e mbledhjes shpjeguan se ato jane vota te rregullta per kandidatet Basha dhe Rama por kane ngelur pa numeruara sepse jane futur gabim ne kuti me ngjyra te tjera.

Partia Socialiste e opozites e ka quajtur kete procedure si nje vjedhje te fitores se saj me 10 vota nga numerimi i komisioneve zonale. Drejtuesit e Partise Socialiste zhvilluan ne mbremje nje tjeter mbledhje ku u vendos qe te organizohen protesta ne qytete te ndryshme te vendit. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kandidat per bashkine e Tiranes deklaroi per shtypin se opozita do te ndjeke rrugen e revoltave kunder kesaj vjedhjeje qe sipas tij po ben KQZ.

Edhe kandidati Lulzim Basha dha nje konference shtypi ne mbremje ku theksoi se kerkonte numerimin e cdo vote te panumeruar dhe se do te njohe cdo rezultat te zgjedhjeve vendore. Zoti Basha tha se kryetari socialist Rama po kerkon qe disa vota te rregullta te qytetareve qe mbeten pa numeruar te mos lexohen dhe te mos e shohin driten e diellit.

Reagimet e nderkombetareve po ashtu vazhduan ne mbremje. Perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian per politiken e jashtme dhe zevendespresidente e Komisionit Evropian Catherine Ashton deklaroi se Brukseli po vezhgon numerimin e votave ne pritje te rezultateve zyrtare para se te beje nje vleresim perfundimtar. Perfaqesuesja e Larte te Bashkimit Evropian Ashton deklaroi se rezultati i ngushte ne zgjedhjet bashkiake ne Tirane do te thote qe te dyja palet duhet te komunikojne te kapercejne ndryshimet dhe te gjejne zgjidhje.

Duke iu referuar ngjarjeve te djeshme jashte KQZ-se baronesha Ashton tha se zhvillimet e sotme treguan brishtesine e situates politike ndaj ajo u beri thirrje te gjithe udheheqesve politike ne Shqiperi dhe ne Tirane te mbeshtesin permbylljen e procesit zgjedhor ne menyre paqesore konstruktive dhe me veshtrim nga e ardhmja. Kjo duhet bere brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor rregullave dhe praktikave ekzistuese. Te gjithe udheheqesit politike mbajne pergjegjesine e vecante e te mos venit te jetes se qytetareve ne rrezik - tha perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›